Lela i përgjigjet deklaratave të Lapajt: Adriatik, mos e qelb edhe ti, të shkrova me porosi të Berishës

Drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj deklaratave të Adriatik Lapajt, duke hedhur poshtë akuzat së përplasjes së policisë me protestuesit  për hir të një skenari të organizuar nga PD.

Në postimin e tij, Lela i ka dërguar Lapajt mesazh, me porosi nga Sali Berisha, për ta ftuar të fliste në “Foltoren” e PD-së. Sipas tij, Lapaj nuk ka reaguar ndaj kësaj ftese. Lela e cilëson sjelljen e Lapajt si “lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm.”

“Adriatik, mos e qelb edhe ti, si aleati-armik Enxiu Shabani! Bullshit!

Adriatik Lapajt i kam shkruar sot paradite ‘të më telefonojë kur të ketë mundësi’. T’ua tregojë mesazhet mbështetësve të tij, para se t’i ndërsejë për t’ia faturuar Berishës dhe PD dhunën e Policisë.  I shkrova, jo për mall, por se kisha porosi nga Sali Berisha që, po të donte, e kishte derën hapur të fliste në Foltoren tonë.

Nuk më mori dhe as më shkroi.  Tani me duket se e kuptoj psenë.  Kërkon një akt martirizimi dhe heroizimi. Me kete rast sakaton edhe të vërtetën.  I lutem të mos bëhet si ‘vëllami politik’ i 11 majit, Enxiu Shabani.

Sidoqoftë, më vjen keq për forcën policore të përdorur në dy raste ndaj mbështetësve të tij. Eshtë qesharake të mos lejosh protesta para një institucioni, kur para Shtëpisë së Bardhë ka, çdo ditë të Zotit, disa protesta, ndonjëra edhe e përhershme. Askush nuk i shtyn dhe as pengon.

Që të ndërtosh skenarë me dhune të porositur nga opozita kryesore, është lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm. Gjithashtu, gjë e pashije…” shkruan Lelaj në postim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT