“Çdo parti politike ta lërë logon në seli dhe të zbresë në shesh!” Lapaj i vendosur, vijon qëndresën para kryeministrisë dhe lajmëron protestë masive të shtunën

Prej datës 8 dhjetor kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa së bshku me aktivistë e qytetarë qëndrojnë në mënyrë demonstrative para Kryeministrisë, dhe këkojnë dorëheqjen e Ramës. Përplasjet mes tij dhe policisë nuk kanë qënë të pakta.

Së fundi ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive këtë të shtunë, me datë 20 dhgjetor, në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përmes një postrimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e tij ai shkruan: “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar.” Ai vijon të jetë para kryeministrisë prej më shumë se një jave tashmë. Sipas Lapajt protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” sipas tij që po i bën Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë dy ditë pas protestës së thirrur prej Lapajt, Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e protestës kombëtare po në bulevard poshtë zyrës së Ramës. Lapaj tha se ai do të vijojë protestën e tij dhe se të gjithë janë të ftuar të bashkohen ose vetë ai t’i bashkohet, por pa logo politike.

“Nëse ky shesh masivizohet të bëj dhe unë një hap pas pavarësisht se jam ai që e nisa”, u shpreh ai nga kryeministria për ReportTV

Adriatik Lapaj: “Protesta ka nisur si një protestë individuale dhe, gjatë rrugëtimit, numri i njerëzve po shtohet. Deri ditën e shtunë parashikojmë që të arrihet një masë e konsiderueshme pjesëmarrësish. Ditën e shtunë kemi parashikuar një organizim në orën 12:00, që besojmë se do të ketë një numër të konsiderueshëm qytetarësh për të shprehur indinjatën e tyre ndaj regjimit.

Kush tha që nuk do të protestojmë edhe dy ditë më vonë? Të shtunën kemi lënë një protestë ku presim të ketë një kulmim më të madh. Nuk ka asgjë për t’u diferencuar. Kjo është një protestë pa subjekt politik, sepse nëse ndahemi nuk arrihet qëllimi. Çdo parti politike apo grupim duhet ta lërë logon në seli dhe të zbresë në shesh, ashtu edhe drejtuesit e vet, pa protagonizëm.

Asnjë parti politike nuk mund ta mundë Ramën, sepse struktura që ai ka ndërtuar lidhet me krimin dhe financohet nga paratë e shtetit. Unë jam në shesh 24 orë; ju thoni, a do t’i bashkoheni? Mbrëmë nuk u largua Lapaj, por u larguam dhunshëm. Spostimi im ka qenë për të mos krijuar konflikt mes qytetarëve. Kjo qëndresë e ka shqetësuar shumë Ramën. Në 7 ditë kanë ndodhur 4 ndërhyrje brutale”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT