Sherri i nisur në TikTok rezultoi në plagosjen e tij! “GUCCI” shfaqet “i larë” në gjak në spital, ja çfarë postoi ai natën e ditëlindjes (VIDEO-FOTO)

Personazhi i “TikTok” Fabion Kuçi, i njohur si GUCCI, është plagosur me armë zjarri  mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Lagjja e re”, dhe burime nga policia kanë bërë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe blutë po punojnë për arrestimin e tij.

Ndërkohë “GUCCI”, ka dëshmuar se konflikti ka lindur në rrjetin social “Tik Tok” me autorin e plagosjes, por identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende publik.

Fabion Kuçi, mbrëmjen e djeshme, teksa festonte edhe ditëlindjen, ka publikuar në instastory një foto nga e cila duket se ka qënë në një kazino. Në foton e postuar nga tiktokeri duken tavolina e kazinos, cigare, një gotë me akool dhe një shumë parash (lekë).

Foto e postuar nga “GUCCI”

Më pas ai para rreth një ore ka bërë publike një video ku shfaqet i gjakosur në ambientet e spitalit, ku po merrte ndihmën mjekësore.Policia ka bërë me dije se ai ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

“GUCCI” ka pasur përplasje të vazhdueshme edhe me persona të tjerë në TikTok, si Kozaku dhe Xhemal Uka, i njohur si “Fire”, ku kujtojmës e ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi pak ditë më parë në zonë Freskut, porositi rrahjen e një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta.

Platforma Tik Tok, është bërë shpesh herë pikënisje për ngjarje të ndryshme kriminale të regjistruara në vend, duke nisur nga përdoruesit e njohur të këtij aplikacioni e deri te “njerëzit e thjeshtë.”

Një reagim zyrtar mbi ngjarjen ka patur nga policia:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Informacion paraprak/Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT