Lapaj “ngujohet” para Kryeministrisë, të rinjtë e provokojnë me këngën e PS-së: Vetëm përpara (VIDEO)

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, prej ditësh po proteston përpara godinës së Kryeministrisë, ku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së tij.
Teksa pas përplasjeve me policinë, duket se Lapaj po ironizohet edhe nga qytetarët.
Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, disa të rinj kanë kaluar përpara Kryeministrisë më automjetin e tyre, teksa pasi kanë ndaluar, kanë lëshuar këngën “Përpara”.
Kjo këngë e kënduar nga Doza & Bonny, Petrit Vullkani, Amilia dhe Klement, ishte spoti elektoral i PS-së për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Por duket se anëtarët e Shqipëria Bëhet nuk janë provokuar nga të rinjtë, teksa nuk kanë reaguar.