BE dhuron 20 mijë kite, Soreca: Sa më të besueshme testet, aq më efektive lufta ndaj Covid-19

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka bërë me dije sjelljen e 20 mijë kiteve në vendin tonë.

Këto kite janë dërguar nga BE për ISHP-në në vendin tonë shkruan Soreca duke theksuar që BE qëndron pranë Shqipërisë.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës.

20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë.

Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT