VIDEO/ KAOSI në KUVEND! Garda tërheq zvarrë Klevis Balliun, Sali Berisha në rolin e kameramanit, Bardhi i drejtohet deputetit socialist: Mbylle gojën miush…

Deputetët demokratë kanë zgjedhur një tjetër formë proteste! Paraditen e kësaj të enjte, në nisje të seancës plenare, opozitarët me në krye Sali Berishën janë mbledhur te Foltorja, ndërkohë që Klevis Balliu dhe Flamur Noka janë ulur në vendet e ministrave.

Madje në një moment, Balliu është tërhequr me forcë nga punonjësit e Gardës të cilët të detyruar nga situata e krijuar u vendosën “gardh” përballë ministrave.

Teksa deputetët opozitarë po përplasen me ministrat, “roli” i ish-kryeministrit Berisha ka qenë ai i “kameramanit”.

Teksa mban telefonin në duar dhe filmon kaosin e krijuar, dëgjohet teksa u thotë ministrave që po “mbrojnë hajdutët”.

“Ligji do të jetë i rreptë mbi ju. Po mbroni hajdutët”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë që në një moment, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar një prej deputetëve socialistë duke i thënë: “Mbylle gojën miush”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT