Bled Koka i kthehet Dash Sulës në studio: S’i ke marrë kurrë 30 mijë vota si Sara Mila që s’e njeh familja e vet!

Gazetari Bledian Koka është përplasur mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Top Story” me ish-deputetin Dashnor Sula.

Bledian Koka iu drejtua Sulës duke i thënë se nuk i ka marrë kurrë 30 mijë vota, ndërsa përmendi rastin e deputetes së PS në Elbasan, Sara Mila.

Koka theksoi se Sara Milan nuk e njeh as familja e vet ndërsa nënvizoi se 30 mijë vota nuk mund t’i marrësh në Elbasan kur 25 mijë persona kanë mbetur gjithësej.

“E kupton ti çfarë ka ndodhur? Sara Mile ka marrë 30 mijë vota në Elbasan, nuk e njeh as shtëpia e vet. Kur i ke marrë ti Dash ndonjëherë 30 mijë vota, jo, nuk i ke marrë 30 mijë vota. 30 mijë vota në Elbasan kur Elbasani 25 mijë vetë ka gjithsej.”-tha Koka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT