Kokalari e ka me te gjithë, Top Channel, Lori Hoxhën, Grida Dumën, Salianjin: Kur të kthehem unë, do merrem me ju!

Aktivistja Evi Kokalari, ka publikuar një status në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit duket se është “kapur” me të gjithë TopChannel-in. Përmes statusit të saj ajo fillon me akuzat ndaj drejtueses së Top Story-t Gruda Dumës, të cilën e akuzon se është duke e përdorur televizionin në fjalë si një platformë për të shtyrë lëvizje politike të partnerit të saj.

Më tej ajo bën një krahasim të SyriTV, për të cilin thotë se financohet nga djali i Berishës, por kjo nuk ndodh me Gridën, “ndërkohë platforma politike që përdor Duma çdo natë nuk është e financuar nga ajo, dhe as Topi nuk është financim i saj, por Lori po i jep platform të plotë dhe e ka bërë dhe në të shkuarën, kur Duma e përdori Topin për një sulm ndaj meje me një emision një-orësh ku portretizohesha unë si person ‘arrogant’ ndaj gazetarëve.”, shkruan kokalari, referuar një emisioni të disa kohëve më parë.

“Lori ndoshta e morri këtë tek Topi sepse donte dikë për emisionin e darkës që ishte i politikës, por harroi që në rradhë të parë emisione të tilla kanë nevojë për gazetari profesionale që jep analiza politike të bazuara në fakte dhe ngjarje aktuale, dhe nuk janë të influencuara nga interesat e minorenit me të cilin fle gazetarja e Lorit” ka shtuar ajo.

Ajo ka bërë një paralajmërim të haput publik, ku është shprehur se ka për qëllim të kthehet në Shqipëri të merret me politikë, dhe “kërcënon” Lori Hoxhën se: “nëse Duma do përdor Topin, siç e ka bërë më parë për të më sulmuar, unë nuk do merrem me Grida Dumën, por do merrem direkt me Topin, Lorin dhe kushdo që e drejton Topin.”

“Nuk ka Zot, Berishë, Ramë që më ndalon për çfarë dua të bëj në Shqipëri, dhe kur kam kurajon ti kthehem dhëndrit të Trump për të mbrojtur interesin e Shqipërisë, televizionin e Lorit e kam shumë kollaj ta dobësoj në pikën që mos marrë kurrë më veten”, ka shkruar më tej Kokalari.

Evi Kokalari më tej i jep edhe një “këshillë” Hoxhës që të fillpjë të analizojë ato që ndodhin në stacionin e saj dhe të llogarisë nëse ja vlen të marrë “risqe të këtij niveli për interesat vetjake politike të Grida Dumës dhe Saljanit, sepse këtë stacion kundër meje siç po e përdor kundër Berishës, s’ka për ta përdorur kurrë, jo se s’ka të drejtë ta bëj, por kur ta bëj do jetë për interesat meskine të (ndoshta) oponentëve, si e tillë, target im i parë do jetë pikërisht media, pastaj këta budallenjtë që pretendojnë se do marrin Shqipërinë në dorë që ta përdhunojnë për një 35 vjeçar tjetër.”

Sipas Kokalarit që Shqipëria të pastrohet , rregjimi postkomunist sipas saj duhet të marrë edhe gjithë mediat me vete, teksa më pas ngre akuza për lidhje të nguishta mes politikës e medias: “Topi dhe Syri, nëpërmjet Dumës dhe Pekës, drejtojnë narrativën e debatit dhe po bëjnë luftën publike.”

“Nëse Duma do televizion për të kontrolluar narrativën politike, të shkoj të financoj stacionin e saj. Ashtu dhe do ketë justifikim, por nëse mendon se do përdor Topin për këtë punë, atëherë Topi, Lori dhe të gjithë të tjerët të bëhen gati për luftë të ashpër politike, sepse vetë janë pozicionuar me këtë mbështetje dhe duke i dhënë këtë lloj platformë Dumës dhe katunarëve të saj, dhe asnjë i aftë për beteja politike të këtij lloji, nuk do ta tolerojë” përfundon ashpër ajo.

Postimi i plotë:

E ka të qartë Lori Hoxha që Top Channel po përdoret për platformë nga Grida Duma për të shtyrë një lëvizje politike të partnerit të saj?

Që të jemi të qartë, kjo nuk do anashkalohet në të ardhmen!!

Sigurisht Syri bën të njëjtën gjë me Berishën, por djali Berishës e financon këtë stacion, ndërkohë platforma politike që përdor Duma çdo natë nuk është e financuar nga ajo, dhe as Topi nuk është financim i saj, por Lori po i jep platform të plotë dhe e ka bërë dhe në të shkuarën, kur Duma e përdori Topin për një sulm ndaj meje me një emision një-orësh ku portretizohesha unë si person ‘arrogant’ ndaj gazetarëve. Gazetari ndaj të cilit isha ‘arrogante’ është sot pikërisht asistenti i Dumës tek Topi, prandaj qartazi ky ishte emision i ndërtuar tërësisht me shpifje dhe ishte një fushatë për prishje imazhi nga Topi vetë.

Lori ndoshta e morri këtë tek Topi sepse donte dikë për emisionin e darkës që ishte i politikës, por harroi që në rradhë të parë emisione të tilla kanë nevojë për gazetari profesionale që jep analiza politike të bazuara në fakte dhe ngjarje aktuale, dhe nuk janë të influencuara nga interesat e minorenit me të cilin fle gazetarja e Lorit.

Si e tillë, Lori ta ketë të qartë që Topi vet do ta vuaj këtë detaj në të ardhmen.

Personalisht kam çdo qëllim të kthehem në Shqipëri të merrem me politik, dhe po ja them Lorit publikisht, nëse Duma do përdor Topin, siç e ka bërë më parë për të më sulmuar, unë nuk do merrem me Grida Dumën, por do merrem direkt me Topin, Lorin dhe kushdo që e drejton Topin.

Nuk ka Zot, Berishë, Ramë që më ndalon për çfarë dua të bëj në Shqipëri, dhe kur kam kurajon ti kthehem dhëndrit të Trump për të mbrojtur interesin e Shqipërisë, televizionin e Lorit e kam shumë kollaj ta dobësoj në pikën që mos marrë kurrë më veten.

Kështu që, me seriozitetin më të madh i them Lorit të filloj të analizoj çfarë po ndodh tek stacioni i saj dhe të bëj llogaritë mirë nëse ja vlen të marrë risqe të këtij niveli për interesat vetjake politike të Grida Dumës dhe Saljanit, sepse këtë stacion kundër meje siç po e përdor kundër Berishës, s’ka për ta përdorur kurrë, jo se s’ka të drejtë ta bëj, por kur ta bëj do jetë për interesat meskine të (ndoshta) oponentëve, si e tillë, target im i parë do jetë pikërisht media, pastaj këta budallenjtë që pretendojnë se do marrin Shqipërinë në dorë që ta përdhunojnë për një 35 vjeçar tjetër.

E kam thënë shumë herë, që vëndi të pastrohet, kupola e rregjimit post-komunist duhet të bjerë dhe të shkatërrohet totalisht, dhe të marrë të gjithë mediat me vete – sepse momentalisht lidhjen e ngushtë të medias me politikën e kemi parë pikërisht në betejën e brëndshme të PDsë, ku Topi dhe Syri, nëpërmjet Dumës dhe Pekës, drejtojnë narrativën e debatit dhe po bëjnë luftën publike.

Panelet e Dumës, çdo natë përdoren për të shtyrë interesat e saj politike, dhe kjo do marrë fund.

Nëse Duma do televizion për të kontrolluar narrativën politike, të shkoj të financoj stacionin e saj. Ashtu dhe do ketë justifikim, por nëse mendon se do përdor Topin për këtë punë, atëherë Topi, Lori dhe të gjithë të tjerët të bëhen gati për luftë të ashpër politike, sepse vetë janë pozicionuar me këtë mbështetje dhe duke i dhënë këtë lloj platformë Dumës dhe katunarëve të saj, dhe asnjë i aftë për beteja politike të këtij lloji, nuk do ta tolerojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT