‘Mësimi online i paarritshëm gjatë Cvoid’, publikohet studimi: 40.9% e studentëve pa akses!

Sipas një studimi të fundit rezulton se mësimi online nuk është i arritshëm për shumë studentë pasi nuk kanë akses në internet.
Qëndresa Qytetare ka kryer një studim në 9 universitete, ku konkludohet se ata po kalojnë ditë të vështira, pasi nuk po përfitojnë as nga ngrirja e qirave.
Kësisoj sipas studimit rreth 40.9% e studentëve nuk kanë pasur akses të vazhdueshëm në internet gjatë periudhës së izolimit nga Covid 19.
Vetëm 17% e studentëve që banojnë me qera kanë arritur një marrëveshje me qiradhënësin, 83% kanë paguar qiranë normalisht ose janë në dilemë si do veprojnë.
6 nga 9 universitetet e vlerësuara rezultojnë ngelëse në qasjen ndaj mësimit online. Në vend të parë renditet UBT me notën “6” dhe në vend të fundit Universiteti i Elbasnit me notën “1”.
Raportohet se “vetëm 14.3% e studentëve që banojnë me qira kanë lidhur një kontratë noteriale, ndërsa 85.7% e tyre janë marrë vesh verbalisht me qiradhënësin.
17% e studentëve që banojnë me qera kanë arritur një marrëveshje me qiradhënësin, ndërsa 28.3% e tyre janë detyruar të paguajnë qiranë normalisht. 54.7 % e studentëve nuk e dine akoma se çfarë do ndodhë me pagesën e tyre të qirasë”.