“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; SPAK: 5 ditë maksimumi! PS kërkon shtyrjen e mbledhjes për në 19 Janar

Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK.
Ky i fundit ka thënë se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për tu njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje.
PS propozon që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar.
PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut.
Pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës, ndërkohë që SPAK ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.