Alarm në Gjirin e Vlorës, peshkatarët kapin peshkun helmues

Në Gjirin e Vlorës është kapur një peshk i rrezikshëm, i cili mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse preket pa kujdes.
Bëhet fjalë për peshkun luan, një specie invazive e rrezikshme si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera.
Peshkatari Sherif Dyrmishi bën me dije se peshku është kapur në një thellësi rreth 40 metra, në brendësi të gjirit të Vlorës, pranë zonës së Karaburunit.
“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, u shpreh ai.
Kjo specie gjendet kryesisht në thellësi të mëdha dhe po shqetëson shkencëtarët, pasi prania e saj lidhet me ngrohjen e ujërave detare. Për më tepër, peshku luan edhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj, ku shumohen me shpejtësi.