“Më e vështira vjen në fund!” Rubio “me rezerva” për bisedimet e luftës në Ukrainë: Kemi ende një rrugë të gjatë përpara

Shefi i diplomacisë amerikane Marco Rubio u shpreh me rezerva për raundin e rradhës së bisedimeve, që do të zhvillohet në Miami, për një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.
Rezultati është ende i hapur, la të kuptohej ai, ndërsa shtoi se negociuesit kanë ende shumë punë për të bërë. “Unë mendoj, se kemi bërë përparime, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe natyrisht më e vështira vjen gjithmonë në fund”, tha ai.
Ai shtoi ndër të tjera se ai vet do të jetë i pranishëm në bisedimet në Florida, por vetëm pjesërisht. I dërguari rus, nga ana tjetër, Kirill Dimitrev njoftoi në platformën X se ishte nisur drejt SHBA-ve.
Përfaqësues të qeverisë së SHBA-së do të takohen në Miami për të biseduar veçmas me përfaqësuesit e Kremlinit dhe të Ukrainës për fundin e luftës.
Takimi vjen pas bisdimeve që u mbajtën ditë më parë në Berlin mes shteteve kryesore të BE-së, SHBA-së dhe Ukrainës të dielën e kaluar në Berlin.