Mallakastra në vëmendjen e kryeministrit, Edi Rama promovon tregun e festave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale pamjet e tregut të festave, i cili është hapur për herë të parë këtë vit në Bashkinë Mallakastër, nën kujdesin e institucioneve lokale dhe të zgjedhurve të këtij rrethi.

Tregu i shpendëve dhe vajit të ullirit, në kryqëzimin e fshatit Povël, në krah të autostradës Levan-Tepelenë u inaugurua pak ditë më parë me praninë dhe të vet ministrit të Bujqësisë, Andis Salla.

Fermerët dhe prodhuesit e zonës së Mallakastrës e shohin tregun e ri të gjësë së gjallë dhe vajit të ullirit si një hallkë të munguar deri dje dhe një hap të domosdoshëm sot, për të lidhur prodhimin vendas me konsumatorin.

Organizimi, hapësira dhe vendndodhja strategjike në krah të autostradës kryesore të jugut e bëjnë këtë treg shumë të favorizuar, qoftë për banorët e zonës që tregtojnë prodhimet e tyre bio, ashtu edhe për udhëtarët që kanë mundësinë të blejnë direkt nga prodhuesit.

Kjo iniciativë për produktet “Made in Albania” në këtë Dhjetor të festave, është zjedhur të promovohet sot edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka ndarë pamjet, edhe si një lloj ftese për të gjithë udhëtarët që deri në datë 28 Dhjetor, të kthehen pranë tregut dhe të blejnë direkt nga fermerët e Mallkastrës produktet bio të tryezës së fundvitit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT