Kim Mehmeti, i shqetësuar që s’vjen dot në Shqipëri: Duan të jetojmë si zagarë të lidhur me zinxhir

Kim Mehmeti, i cili jeton në Maqedoni, nuk ka ditë që të mos bëjë ndonjë status, për të sulmuar Edi Ramën.
Këtë radhë është i shqetësuar, pse Shqipëria ka mbyllur kufijtë.
“Flitet se muaj me radhë do jetojmë të izoluar e të ndarë nga njëri tjetri!? Thuhet se pleqtë nuk do mund të largohen nga shtëpitë e tyre?! Së kufijtë mes ‘Shqipërive’ tona do mbeten të mbyllur muaj me radhë, se do mund të takohemi mes veti vetëm si në kohët e Titos e të Enverit: me leje të veçantë!
Por çka do që të thuhet për jetën tonë në kohë pandemie, një gjë është e sigurt: pas pandemisë na pret lufta me varfërinë! Siç është e sigurte se burrështetasit tanë autokratë dhe hajdutokratë, do donin ta vazhdonin izolimin tonë dhe që të mos kontaktonim mes veti, sepse e dinë se vetëm ashtu, të përballur nga frika ndaj virusit, ne do harrojmë të shkuarën e tyre keq qeverisëse dhe plaçkitëse!
Ku ta dish, mbase edhe mund të ndodh që të kemi vetëm dy zgjidhje: të vdesim të lirë, apo të jetojmë si zagarë të lidhur me zinxhir!? Por sidoqoftë, nuk duhet kurrë harruar: liria është e vlefshme po aq sa edhe vetë jeta! Dhe duhet t’u kundërvihemi atyre që na duan me trup të shëndosh, e mendje të ‘sëmurë”, shkruan Mehmeti, i cili e kalon gjithë kohën duke shkruajtur kundër Ramës dhe zhvillimeve në Shqipëri.
Me sa duket, edhe ai iu është bashkuar intelektualëve Julian Deda, Çim Peka, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj e ca të tjerë si këta, për t’iu kundërvënë masave të marrë nga Rama.
(TemA)