“Frikacak…”/ Bardhi akuza Ramës: Porositës i aferave të Ballukut! Rrethi po ngushtohet

Në podcastin “Flasim”, Edi Rama u shpreh se kërkesa e SPAK nuk do të shqyrtohet pa folur Gjykata Kushtetuese.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kësaj deklarate, duke u shprehur se kryeministri po kërkon të blejë kohë për një çështje që sipas tij s’ka lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Pse nuk bëhet kurioz Edi Rama për ‘dardhat dhe mollët’ që Belinda Balluku i ka ngrënë, por na u bëka kurioz pse SPAK-u po vepron shpejt? Sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush është porositësi i aferave korruptive të firmosura nga Belinda Balluku. Çështja ‘Balluku’ nuk është rast i izoluar, por hallkë e një zinxhiri vendimmarrjeje që kalon nga zyra e Kryeministrit. Prandaj, Edi Rama kërkon të blejë kohë me një çështje në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Edi Rama e di se hetimi nuk do të ndalet te zëvendësja e tij! Blerja e kohës është i vetmi shpëtim për kryeministrin nën shantazh dhe në panik. Një kryeministër i pafajshëm nuk frikësohet nga shpejtësia e drejtësisë. Një kryeministër i pastër nuk sulmon SPAK-un. Një kryeministër i drejtë nuk ndërton alibi proceduriale. Rrethi po ngushtohet. Dhe frika e Edi Ramës vjen nga ajo që tani drejtësia e di: se tenderat, koncesionet, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë rrugë me një kalim. Ajo të çon në zyrën apo shtëpinë e Edi Ramës!”, shkruan Bardhi.