“Do ja q* robt, do fus çunat”, Ergys Agasi kërcënoi dhe Damian Gjiknurin?! Dosja e SPAK: Vuri në lëvizje bandat, Ministri ishte bërë “pengesë” për koncesionin

Rrjedhja në media e bisedave të fragmentarizuara nga dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër grupit kriminal që ishte ngritur në AKSHI, siç cilësohet zyrtarisht dhe në dosjen hetimore, ka nxjerr në pah edhe një episod të pa publikuar më parë.

Bëhet fjalë për politikanin e lartë socialist Damian Gjiknuri, i cili në kohën kur zhvillohen bisedimet e zbardhura nga SPAK, ka qenë ministër në kabinetin qeveritar.

Siç rezulton nga dosja, ministri socialist ishte bërë pengë për një koncesion që Ergys Agasi për ndërmjetësonte (ose fitonte vet) dhe komunikon me shtetasin Alqi Bllako, të cilit i thotë se do të aktivizonte persona me rrezikshmëri për të hequr “pengesën”, që ishte pikërisht Damian Gjiknuri.

Më poshtë, një fragment i shkëputur nga dosja e SPAK:

Nga hetimet e kryera rezulton gjithashtu se shtetasi Ergys Agasi, në një komunikim të datës 06.03.2019 me shtetasin Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se shtetasi Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë”, lidhur me përfitimet e paligjshme të tyre si më poshtë:

Biseda mes Alqi Bllakos dhe Egyes Agasit, ne dosjen e SPAK

Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncension me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako.

Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja qi robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të “hequr” këto pengesa.

Kjo rrethanë, lidhet dhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së, për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjtë.

Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT