Zhdukja e 1180 shishe verë e Ergys Agasit, Murrizi ngre disa pyetje për Prokurorinë e Tiranës: Nga e dini ju se pas kësaj qëndron Eno Agasi? Apo ua thanë “ustallarët” e Doganës?

Ish-deputeti i PD-së Mylsim Murrizi ka reaguar në lidhje me zhdukjen e verës me vlerë miliona euro nga shtëpia e Ergys Agasit, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që rrëmbente biznesmenë dhe përmes dhunës, i detyronte të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT.
Murrizi shkruan se në koleksionin e verërave të Agasit, ishin rreth 1180 shishe, ku mes tyre ishte edhe Romano Konti, e cila në treg kap vlerën e 30 mijë euro, sipas ish-deputetit.
Më tej ish-deputeti ngre disa pyetje për Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me personit që akuzohet për zhdukjen e shisheve të verës, Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit.
“Ku e mori vesh Prokuroria se shishet e verës me vlerë 4-5 milion euro i paska marr qytetari Eno Agasi?”, është një nga pyetjet e Murrizit për Prokurorinë.
Sipas tij, duhet të ishte Dogana që duhet të sekuestronte verën e gjetur në banesën e Agasit.
Postimi i plotë:
KANTINA VIP ME VERERA RRETH 4-5 MILION EURO E KORDINATORIT TE QEVERIS MES KAPOS OSE SIÇ I THERRASIN ME PERKEDHELI PALLOSHIT DHE “ ÇUNAVE” QE ADMINISTROJNE ÇDO TENDER E KONÇENSION NE SHQIPERI
Kjo vd tregon qarte qe ka verera te markave ROMANO KONTI me vlere 30 mij euro shishja,PETRUS me vler 4-5 mij euro shishja, PAVIA me vler 3-4 mij euro shishja dhe pastaj verera dora e “ fundit” si ORNELAJA, GAJA, SASIKAJA, OPUS ONE etj me vlera “ qesharake” 400-500 euro shishja
Pasi u mbajt proçesverbali per rreth 1180 shishe dhe u filmua kantina nen mbikqyrjen e SPAK dhe te BKH,meqe shishet ishin pa pull fiskale pra pa paguar aksize dhe pa u zhdoganuar ateher u thirren “ ustallaret” e doganes, antikontrabandes dhe hetimi doganor per ti sekuestruar
Sipas ligjit i gjith malli duhet te sekuestrohej dhe te dergohej ne magazinat e drejtoris se doganes Tiran derisa me vendim gjykate te konfiskohej
Mirpo per “ habi” malli u “ zhduk” dhe menjeher prokuroria e Tiranes njofton se ka shpallur ne kerkim Eno Agasin
Kam disa pyetje per prokurorin e Tiranes
Ku e mori vesh prokuroria se shishet e veres me vler 4-5 milion euro i paska mar qytetari Eno Agasi??
Ja tha policia me doganen se do ja ken ngarkuar vete shishet ne furgon ,apo policia dogana dhe bkh kane ikur 2-3 ore te flen gjum dhe i kan thene Enos hajde “ ruaji” pak derisa te zgjohemi ne nga gjumi????
Çfar faji ka Eno apo kushdo Eno tjeter qe mund ti ket mare keto shishe kur keta qe duhet ti sekuestronin osi ti ruanin nuk ju plasi fare per kete pune??
E pse duhet ti linte Eno apo Enot qe keto shishe te sekuestroheshin, pastaj te konfiskoheshin e pastaj te shkonin ne rezervat e Shtetit e te shiteshin me ankand se prap po “ ÇUNAT” do ti blenin madje me nje çmim qesharak se do te beheshin te “ skaduara” me dokumenta
Keshtu qe per efekt kohor nga organet shteterore u vendos pa vendim por me mirkuptim qe vera te shkoj tek i zoti por ne nje kantin ose magazin tjeter dhe SPAK , BKH, DOGANA kane proçesverbalin dhe VD si kujtim e nuk ju plas fare per VEREN E GYS KAPOS SE PALLOSHIT
Kjo ngjan fiks me nje barsalet te vjeter kur shkon nje pijanec per te bler mish ne nje dyqan dhe pasi paguan e mer faturen i thote shitesit qe mi bej gati se do vij ti mar me vone
Vjen orari qe shitesi do ikte te flinte gjum njelloj si keta qe ruanin veren dhe mbyll dyqanin duke ja lene mishin varur ne dritare
Kur vjen pijaneci te mari qesen me mish, shef qe mishin po e hanin qent ne rruge
Ai i pir tape dhe duke qeshur qendron pak i habitur dhe pastaj ju thote qenve
Me plasi mua se po e hani ju mishin, une faturen e kam ne xhep