PAMJE TË RËNDA! “Më kanë vr*rë nënën dhe dajën…”, tërhiqet zvarrë qytetari që protestonte para SPAK, grushte dhe shkelma pas koke

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku Rexhep Ademi një emër i njohur për opinionin publik për protestat e tij të vazhdueshme para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është dhunuar brutalisht.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, Ademi është tërhequr zvarrë nga dy persona dhe më pas është goditur me grushte dhe shkelma. Kjo ngjarje ka sjellë një revoltë në rrjet, pasi Ademi, një banor i zonës së Golemit, është një qytetar i cili prej kohësh kërkon drejtësi për një konflikt pronësie.
Në tetor të këtij viti, Rexhep Ademi, nisi një protestë përpara SPAK, duke kërkuar rihapjen e hetimeve për disa ngjarje të rënda që ai pretendon se lidhen me konfliktet për pronën.
Në deklarimet e tij për mediat në atë kohë, ai akuzonte se familjarë të tij kishin humbur jetën në rrethana të dyshimta dhe se shteti i kishte arkivuar çështjet pa hetim të plotë.
Ai kërkonte që SPAK të hetonte vrasjen e shtetasit Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademi, duke pretenduar se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë persona të lidhur me grabitjen e pronës së familjes së tij.
Rexhep Ademi shprehej se SPAK ishte institucioni i fundit ku ai kishte ende besim për të vendosur drejtësi.
“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Ademi më herët.