Bregu: Koronavirusi ka goditur turizmin, humbjet në Ballkanin Perëndimor do të jenë të mëdha

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, tha se në bazë të një studimi të bërë, është vënë re se goditja që ka marrë turizmi nga pandemia e koronavirusit do të jetë e madhe.

Bregu tha se mbi 10% të GDP-së në Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi, duke vënë theksin te rëndësia e veprimit në kohë për të shmangur një kolaps ekonomik.

“Në fakt ne u përfshimë menjëherë për të bërë një analizë për pasojat që do sjellë pandemia në rajon. Nuk dua të bëj përkthim të grafikëve. Ishte një studim ad hoc (i shtuar), për të kuptuar çfarë ka ndodhur nga marsi në prill. Në bazë të të dhënave, sot për sot, 1 nga 5 udhëtime janë anuluar.

Janë 520 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në rajon, 42% e agjencive turistike, thonë që kanë nisur shkurtimet e stafit. 10.2% e GDP-së në Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi. Greqia ka filluar të raportojë se ka gjysëm miliardi dëme nga turizmi. Në Itali vetëm Pashkët, vetëm Vatikani i boshatisur sa dëm ka sjellë në ekonomi. Te ne tani ka vende pune të shkurtuara, bare e restorante të boshatisura.

Duhet që shtetet të marrin masa në mënyrë që të shmangin një rënie drastike të ekonomisë, pasi turizmi është padiskutim një nga motorët e ekonomisë në Ballkan, por edhe në vendin tonë”.

Fevziu: A ka një datë për hapjen e kufijve

Bregu: Ne nuk kemi asnjë informacion të koordinuar nga të gjitha vendet e rajonit. Është një nga nevojat primare për t’u bërë të gjithë bashkë për këtë gjë. Ne sot kemi të garantuar vetëm transportin e mallrave dhe ilaçeve. Pas një muaji, në këtë përpjekje të përbashkët, kemi siguruar vetëm koridorin jeshil për transportimin e mallrave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT