Nga foto me Berishën direkt në qeli, Noka denoncon rastin: Sapo del nga selia e PD-së ndalohet nga policia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku denoncon ndalimin e një qytetari menjëherë pas daljes nga selia e PD-së.
Noka bën me dije se personi i arrestuar quhet Albi Kryeziu, shtetas shqiptar nga Kosova, i cili kishte ardhur në Tiranë bashkë me nipin e tij për një fotokujtim me Sali Berishën.
Në postim, ai pretendon se Kryeziu ka qenë në kushte spitalore për shkak të një aksidenti rrugor dhe po mbahet në qeli nga një punonjës policie “për të shfryrë mllefin e tij politiko-kriminal”.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e Flamur Nokës.
“Arrestohet direkt pas fotos me doktorin ????
Zotëria krah Doktorit quhet Albi Kryeziu.
Shqiptar nga Kosova. Bashkë me nipin e tij erdhën në Tiranë për një fotokujtim me Sali Berishën.
Sapo del nga selia e PD-së ndalohet menjëherë nga policia.
Albi ka qenë në kushte spitalore për shkak të një aksidenti rrugor, por narkopolici Elton Shahini, i cili është ushtar i kartelit Xhabafti, po e mban në qeli për të shfryrë mllefin e tij politiko-kriminal,” shkruan Flamur Noka ne postim.