“Nuk është politikan, çlidhje ka ai me emërime?” Maks Haxhia mbron Ergys Agasin: Do vijë të vetëdorëzohet, Gerond Meçen nuk e njeh fare

Maks Haxhia, avokati mbrojtës i biznesmenit Ergys Agasi, ka dalë nga ambientet e SPAK dhe është pyetur nga gazetarët në lidhje me klientin e tij.

Ai ka thënë se Agasi nuk është arratisur, por është duke lidhur një marrëveshje jashtë shtetit, dhe se do të vetë dorëzohet kur të kthehet. Më tej ai ka thënë se nuk ka asnjë provë që ai të jetë marrë me tendera dhe i ka bërë thirrje SPAK të bëjë punën sipas procedurave. “…nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin” është shrehur Haxhia ndër të tjera.

Ai shtoi se nuk ka prova për episodin e pretenduar të pengmarrjes dhe se Agasi nuk e njeh personin në fjalë, duke iu referuar këtu Gerond Meçes, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Sipas avokatit, SPAK mund të ketë publikuar të dhëna nga dosja për arsye ndoshta edhe politike.

Maks Haxhia:“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë. SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita.

Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime? SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”

Kujtojmë se biznesmeni Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK i akuzuar për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”. Kjo akuzë e fundit i referohet pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe me qëllim që ai të hiqte dorë nga një tender që i leverdiste ta kishe në dorë vetë Agasi dhe Ermal Beqiri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT