Berisha i ashpër me Salianjin: Është i dënuar politik, por në PD kaloi “linjën e kuqe”! U vetëpërjashtua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nga gazetarët mbi përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, ka deklaruar se ish-deputeti ka kaluar “linjat e kuqe”.

Por Berisha pranoi se ish-deputeti demokrat ishte i dënuar politik në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu kryedemokrati tha se me veprimet e tij, Ervin Salianji vetëpërjashtoi veten nga Partia Demokratike.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT