Gazetari kritika të forta PD-së: Qeveria është në probleme, por opozita nuk po kthehet në alternativë

Gazetari Roland Qafoku ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike, teksa tha se në kohën kur mazhoranca është me probleme, opozita nuk është alternativë.
Më tej Qafoku tha se skandalet vetëm thellohet, ndërsa opozita nuk po tregon se është një alternativë e mirë qeverisëse.
“Problemi është qeveria, por kur një forcë politike që është në opozitë, nuk kthehet në alternativë, që do të thotë se ti funksionon ndryshe nga qeverisja, si mund të rregullohet kjo? Njerëzit e dinë tashmë se si është kjo mazhorancë. Problemi është që kush është alternativa? Alternativa është gjithmonë opozita dhe lokomotiva e opozitës është PD-ja, por kjo parti nuk është aty ku duhet.
Sot ne jemi përballë një mungese të madhe alternative të PD-së, që t’i tregojë popullit që funksionon ndryshe. Nëse nuk kuptohet kjo, kështu do të vazhdojë kjo punë. Vazhdojnë thellohen skandalet”, deklaroi Qafoku.