‘Duhet shumë kujdes’, mjeku Koraqi: Duhet të testojmë çdokënd që është i dyshuar se mund të ketë Covid-19

Mjeku i njohur Andi Koraqi, një nga të prekurit me koronavirus ndër bluzat e bardha, tashmë i shëruar, ka thënë se duhet bërë shumë kujdes në trajtimin e koronavirusit.

Në një lidhje direkte për news24, Koraqi tha se si fillim do të testohen punonjësit e shëndetësisë, e më pas punonjësit në radhët e policisë dhe ushtrisë.

“Kemi si kapacitetet humane dhe kapacitetet me pajisje, edhe me shkallë të gjerë. Për momentin do të testojmë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas edhe në ushtri e polici. Po testojmë grupet me riske, sepse ata janë në kontakt me të prekurit. Duhet të kemi shumë kujdes. Duhet të testojmë cdokënd që është i dyshuar se mund të ketë Covid-19, sepse kështu shkëputet zinxhiri i infeksionit. E rëndësishme është gjurmimi epidimologjik. Duhet izolim për të dyshuarit dhe ata që janë positiv”, tha Koraqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT