Babagjyshi nis udhëtimin rreth globit! Ndiqni live “rrugën e dhuratave” të Krishtlindjes!

Në këtë prag Kishtlindje, teksa fëmijë e të rritur numërojnë sekondat, deri te momenti i shpërndarjes së dhuratave dhe magjisë që sjell kjo festë, FlightRadar24 ka krijuar mundësinë që ata më të paduruarit të ndjekin në kohë reale fluturimin më të famshëm e më të veçantë në planet, atë të Babagjyshit.
Mes gjithë fluturimeve në gjithë globin, nëse shikon me kujdes do të vëresh një “mjet fluturues” jo të zakonshëm, që është slita e Babagjyshit, e cila udhëton mbi shtete dhe kontinente duke përhapur atmosferën e bukur të festave.
Kjo nismë, tashmë e kthyer në një traditë, bashkon teknologjinë dhe fanatazinë duke sjellë gëzim gjatë festave të fundvitit.
Intinerarin më të bukur atë të Babagjyshit mund ta ndiqni live duke klikuar këtu: FlightRadar24 Slita e Babagjyshit.