I tha “hajdut dhe i korruptuar”, Manjani përplaset keq me Qorin: Tërhiqi fjalët se s’të jap ty llogari! Bëj çfarë të duash tek partia jote, por jo me mua (VIDEO)

Juristi Ylli Manjani dhe kreu i Lëvisjes Bashkë Arlind Qori janë përplasur mbrëmjen e djeshme në një emisionim “Now” në Euronews Albania. Ishte Qori që hodhi fillimisht akuza ndaj Manjanit se është i korruptuar.
Kjo solli reagimin e ashpër të Manjanit, i cili tha se pavarësisht se kreu i LB e bën diçka të tillë për vota, nuk mund ta akuzojë atë si hajdut dhe të korruptuar. Ndërsa po ashtu, juristi i tha politikanit që nuk i jepte llogari dhe që të marrë fjalët mbrapsht.
Ndërsa Qori tha se “ata që thonë që populli është i korruptuar ose kanë vjedhur vetë ose duan të vjedhin vetë”.
Debati:
Manjani: Sa i takon fjalës korrupsion dhe hajdut, zotëria t’i marrë fjalët mbrapsht. Ky është një mendim politik, social, njerëzor, qytetar. Kështu e shoh unë dhe kjo nuk do të thotë që quhem i korruptuar. (…) Unë nuk jam te bota e votave, zotërinë e kuptoj që është te bota e votave dhe i uroj sukses. Por të lutem shumë fjalët kurseji. Fjalën hajdut dhe i korruptuar nuk ma thua dot mua, për sa më takon mua. Te partia jote bëj çfarë të duash.
Qori: Jemi në sferën publike dhe secili është përgjegjës për fjalët e veta dhe secili thotë të vërtetën pa e mbyllur gojën.
Manjani: Jam përgjegjës por jo para teje. Ti nuk je këtu për të më kërkuar llogari mua, e vërteta jote është sipas teje dhe e vërteta ime është sipas meje.
Qori: E vërteta matet diku
Manjani: Pretendimet matet, por shpifjet dhe fyerjet, jo zotëri! Ti këtu më the mua hajdut edhe i korruptuar, merri mbrapsh ato fjalë
Qori: Ata që thonë që populli është i korruptuar ose kanë vjedhur vetë ose duan të vjedhin vetë
Manjani: Këtë “ose”, nëse e ke me mua e ke kopil, nëse e ke një analizë më të tërën, vazhdo më të tërën
Credits video: Euronews Albania