Kuksiani nxjerr “blof” foton e arushës me të vegjlit e saj, ironizon: Një budalla gjuan një gur në lumë dhe 100 të mençur shkojnë e mbytën në të

Publikimi i një fotoje ku shfaqet një arushë me tre të vegjlit e saj në dëborë, në Kolosjan të Kukësit, bëri fillimisht xhiron në rrjetet sociale, teksa u shpërnda nga mediat edhe disa nga politikanët. Por duket se kjo foto është gjeneruar përmes Inteligjencës Artificiale.

Kuksiani nxjerr “blof” foton e arushës me të vegjlit e

Fotoja e gjeneruar me IA

 

Një nga banorët e Kukësit ka shkuar në vendit ku pretendohej se është shkrepur foto. Në videon e publikuar nga Ben Trota në Facebook, dallohet qartë në atë vend nuk ka dëborë.

Ndërsa vetë Trotra deklaron se në këtë periudhë të vitit, në asnjë fshat të Kukësit nuk ka rënë dëborë. Po ashtu ai deklaron, se as arusha nuk mund të jetë në lëvizje në këtë kohë, pasi janë në gjumin letargjik.

“Kemi ardhur tek vendi i fotografisë me arusha. Po të shuar kureshtjen e të gjithë mediave injorante dhe ata kuksiane, se në Kukës e dinë që nuk ka rënë dëborë në asnjë katund të Kukësit, edhe pse jemi mbi Kolosjan. Këtu është saktësisht vendi, që supozohet që është shkrepur fotografia me arusha. E para, lexova sot një shkrim të Naim Palushit, që kishte thënë: për të gjithë ata që e kanë mendjen në mësim në orën e biologjisë, në fund të nëntorit arusha bie në gjumin letargjik. E dyta, këtu nuk ka borë dhe siç e shihni bora është në majë të Gjalicës”, deklaron ai.

Po ashtu më tej, kuksiani ironizon me fjalët “një budalla gjuan një gurë në lumë dhe 100 të mençur shkojnë e mbytën në të”.

“Një fjalë popullore thotë, dhe padashur me e ofenduar autorin e fotografisë, një budalla gjuan një gurë në lumë dhe 100 të mençur shkojnë e mbytën në të. Këtu nuk ka as borë dhe as arushë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT