Dash Sula akuza Berishës: Qytetarët thonë se ka vrarë njerëz! Protesta sfilatë, kreu i PD s’mund të sjellë ndryshimin pas 35 vitesh

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, e ka quajtur protestën e Partisë Demokratike një sfilatë ndërsa shtoi se u mbajtën vetëm fjalime dhe nuk shkoi asgjë sipas pritshmërive. Dashnor Sula tha se Sali Berisha nuk mund të sjellë ndryshimin ndërsa theksoi se njerëzit thonë se qeveria e kryedemokratit ka vrarë njerëz.

“Protesta dje ishte sfilatë për mendimin tim. Edhe një sfilatë ka pjesëmarrje. E quaj sfilatë sepse pritshmëritë u ngritën shumë lart; ka militantë të PD që besonin se do rrëzohej qeveria, dhe shkuan, dhe mirë bënë. Më shumë duhet të ishin, sepse protestat janë të rëndësishme. Por problemi është pse u organizua protestë. Për deklarata?

Të besosh se pas 35 vitesh do e sjellë Sali Berisha ndryshimin, nuk e sjell dot më. Nuk kam asgjë personale me Berishën, por dëgjoj çfarë thonë njerëzit: 10 njerëz, 7 thonë do votoj Ramën sepse edhe pse është e korruptuar, qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. Unë si qytetar dua që në Shqipëri të funksionojë demokracia, të ndërrohen elitat dhe të vetëpastruar.

Opozita e vërtetë fatkeqësisht është SPAK dhe GJKKO. PD dhe Berisha nuk mendojnë të bashkojnë gjithë vagonat e opozitës, mbajnë vetëm lokomotivën e vetë. Sa kohë PD vijon me këtë lidership, shanset janë zero.”-tha Sula.

Ish-deputeti theksoi gjithashtu se opozita duhet të ofrojë një alternativë reale për qeverinë, por aktualisht nuk ka një figurë të besueshme që mund të sfidojë fuqinë dhe llogaritë e mazhorancës.

“Edhe dje, mund të thuash se ka rënë qeveria, por ka rënë opozita.”-përfundoi ish-deputeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT