FOTO/ Banorët e Nartës harrojnë koronavirusin, mblidhen dhe festojnë karnavalet me këngë e valle

Ndonëse grumbullimet masive nuk lejohen për shkak të shpërthimit të COVID-19, në fshatin Nartë të Vlorës banorët nuk kanë nguruar të festojnë karnavalet e përvitshme.

Megjithëse më të pakët në numër në krahasim me një vit më parë, sërish kjo traditë e tyre nuk është ndalur as këtë vit, sado që Qeveria e vendit dhe Ministria e Shëndetësisë bënë thirrje për mosgrumbullime masive dhe festime.

Siç shprehen banorët, karnavalet festohen çdo vit në Nartë dhe simbolizojnë largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës, një stinë plot jetë dhe begati.

Banorët thonë se për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, në policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vit këtë traditë, por burime per “Panorama Online” bejne me dije se policia nuk ka dhene leje per zhvillimin e nje aktiviteti te tille.

Sipas banorëve të Nartës ndihet rënia e ndjeshme e popullsisë në këtë njësi administrative ne kete feste, nga largimi i banorëve kryesisht të rinjëve në emigrim.

banore

Back to top button
LAJMET E FUNDIT