“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha nuk heq dorë nga pushteti: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton

Kryedemokrati Sali Berisha në një intervistë për “Elevate”, ka rryfër jetën e tij politike, drejtimin për herë të parë të Shqipërisë e deri të Partia Demokratike sot. Sali Berisha thotë se ende beson që do të rikthehet përsëri në pushtet.

Berisha tha se ai arriti të ndryshonte Shqipërinë dhe ta largonte nga diktatura. Ish-kryeministri komentoi dhe shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të cilën tha se ishte një fyerje e rëndë për dinjitetin e tij.

“Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën. Kisha besuar. Sikundër besoj dhe sot. Patjetër. Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë. Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën.

Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. Mendova se unë përmbusha.  Ishte një rrufe në qiell të hapur.

Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. Atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte. U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim”, ka thënë Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT