La qeset me mbeturina pranë koshave, VIDEO: Policia Bashkiake detyron qytetarin të kthehet nga rruga, momenti kur efektivët e shoqërojnë

Benet Beci i kryeqendrës së veriut ka publikuar pamjet e një ngjarje të ndodhur sot në Shkodër, ku një qytetar është shoqëruar nga Policia Bashkiakë, pasi ka la qeset e mëdha me mbeturina jashtë koshave.

Kazanët, faktikisht duken bosh, ndërkohë që qytetari afrohet me dy qeset e zeza dhe i lë pranë tyre.

Nga pamjet, kuptohet se aty kalon rastësisht shefi i Policisë Bashkiake, ish-Komisari i Policisë së Shtetit në Shkodër, Sajmir Rustemi. Ai e detyron qytetarin të kthehet pas dhe të hedhë mbeturinat brenda në kazanë.

Menjëherë, njoftohet dhe patrulla e Policisë Bashkiake, e cila afrohet pranë vendit ku ndodhen Rustemi dhe qytetari, dhe e shoqërojnë këtë të fundit, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT