FOTOLAJM/ “Armiku” i Sali Berishës mbush sallën me demokratë në kryeqendrën e veriut! Kreu i PD organizon foltore në Korçë në të njëjtën orë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtune takimin e tij të radhës me demokratët në Shkodër ndërsa kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një foltore në Korçë.

Ervin Salianji, tashmë i shpallur armik brenda selisë blu, ka zhvilluar më herët dy takime të tjera me demokratët në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit.

Në pamjet e publikuara, duket se Ervin Salianji e ka mbushur sallën plot me mbështetës të cilët e shohin si shpresë për të ardhmen.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe Flamur Noka akuzuan Ervin Salianjin se takimin në Elbasan ia ka organizuar një eksponent i njohur i botës së krimit, Suel Çela.

Në këtë mënyrë, Sali Berisha tha se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike pasi ka shkelur vijën e kuqe të PD, duke bashkëpunuar me bandat.

FOTOLAJM/

Sali Berisha takim me demokratët në Korçë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT