VIDEO/ Deputetët demokratë i shkojnë Edi Ramës në Surrel, bëjnë thirrje për dorëheqje me pishtarë në dorë: Rebelimi i 22 dhjetorit do të zhvendoset në shtëpinë tënde

Deputetët demokratë, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarë të FRPD kanë zhvilluar protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Demokratët mbajnë pishtarë në duar me simbolikë se “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”. Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Klevis Balliu deklaroi nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.
“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë.”-tha Balliu.