EPIKE/ Shkodrani lë qeset me mbeturina pranë koshave, policia e “detyron” të kthehet për të “korrigjuar” gabimin!

Nga videoja duket se momentin e vëzhgon shefi i Policisë Bashkiake, ish-Komisari i Policisë së Shtetit në Shkodër, Sajmir Rustemi, i cili e detyron qytetarin të kthehet dhe të vendosë mbeturinat brenda në kosh. Më pas, një patrullë e Policisë Bashkiake afrohet pranë vendit të ngjarjes dhe e shoqëron qytetarin për veprime të mëtejshme.
Qytetari është gjobitur me 15 mijë lekë të rinj për mosheqjen e plehrave në kosh, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qendrës së qytetit.