Zgjedhjet në Kosovë, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit! Ja çfarë thonë Exi-Pollet e para,pjesëmarrje më e lartë se në shkurt

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, që u mbajtën ditën e sotme.

Pjesëmarrja sipas shifrave në KQZ në Prishtinë, ka qenë 40.76% deri në përditësimin e orës 19:00, shifër më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

Procesi kryesisht kaloi pa incidente serioze, teksa u raportua se vetëm në një rast në Gjilan kishte përplasje mes disa votuesve.

Sipas Exit Poll-eve të para, LVV ka marrë 45.7 %, ndërsa PDK ka marrë 22.00 %, LDK 15.6 %, AAK 5.3 % dhe NISMA 1.7%.

Sipas këtij Exi-Polli, LVV merr 49 deputetë, PDK 27 deputetë, LKK 18 deputetë dhe AAK 6 deputetë.

Zgjedhjet e sotme u mbajtën pasi për 9 muaj, Lëvizja VetëVendosje dhe forcat e tjera politike, dështuan të formonin qeverinë e re.

Vijon…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT