KAOS në teatrin “Petro Marko” Vlorë, qytetarët i prishin mbrëmjen gala bashkisë! Policia: Për 5 minuta të keni liruar sallën! Bllokohet bulevardi (VIDEO)

Qytetarët e Vlorës i kanë prishur mbrëmjen gala bashkisë ku me rastin e festave të fundvitit kishin organizuar shfaqe në teatrin “Petro Marko”. Si shkak për këtë protestë është bërë mosfurnizimi me ujë prej disa ditësh i qytetit, duke shkaktuar nervozizëm tek banorët.
Qytetarët janë dyndur brenda sallës së teatrit duke zaptuar skenën ku pritej të mbahej koncerti. Në sallë ndodhen disa prej stafit të bashkisë, por jo vetë kryebashkiakja Brunilda Mersini.
Drejtori i Teatrit bëri me dije se koncerti është anuluar ndërsa duke iu drejtuar qytetarëve, mikrofonin e mori dhe nëndrejtori i Policisë për Rendin, Shpëtim Hasanaliaj, i cili u kërkoi qytetarëve të lirojnë sallën për 5 minuta.
Pasi kanë dalë nga salla, qytetarët kanë bllokuar bulevardin “Ismail Qemali” në shenjë proteste duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.