Dalin exit Poll-et e para në Kosovë: Ja sa % ka marrë LVV, PDK e LDK renditen pas saj

Rezultatet e Exit Poll‑it tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prinë me rreth 45.7% të votave, duke u renditur e para në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga UBO Consulting, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.

Rezultatet e sondazhit gjithashtu tregojnë një përqindje prej rreth 5.3% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe përkrahje e vogël për Nisma Socialdemokrate 1.7%.

Exit‑poll‑i u realizua përmes një mostre të konsiderueshme ndër qytetarë gjatë ditës së votimit, dhe paraqet një pasqyrë paraprake të mundshme të rezultateve përpara përfundimit të numërimit zyrtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT