“Vlora pa ujë, Rama “lahet” me verë 33 mijë euro”, Tedi Blushi: Protesta e qytetarëve, frymëzuese! Kryeministri ka dështuar…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me problemet e vlonjatëve me ujit ndërsa thekson se kjo është dëshmi e qartë e dështimit të Edi Ramës që erdhi në pushtet me premtimin për ujë 24 orë.

Teksa qytetarët vuajnë nga mungesa e ujit, Tedi Blushi shprehet se Edi Rama zhgërryhet mes luksit të paimagjinueshëm në vendin më të varfër të Europës, që laget me verë 33 mijë euro shishja të koordinatorit të tij me bandat, Ergys Agasit.

“Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe as një fatkeqësi natyrore. Është dëshmia më e qartë dhe më brutale e fytyrës kriminale dhe e babëzisë së pashtershme të Edi Ramës dhe çetës së “Rilindjes”, që erdhën në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë, por që sot e kanë zhytyr Kryeqytetin e Flamurit në një emergjencë jetësore, të etur për ujë, të braktisur dhe të poshtëruar, siç kanë lënë pa ujë të pijshëm Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Edi Rama që zhgryhet mes luksit të paimagjinueshëm në vendin më të varfër të Europës, që lahet me verë 33 mijë euro shishja të koordinatorit të tij me bandat, Ergys Agasit dhe që noton në pasuri të paligjshme marramendëse të krijuar nga korrupsioni i përbindshëm 13-vjeçaar është përgjegjësi direkt i përmbytjeve të Vlorës në verë dhe i tharjes së saj për ujë në dimër.

Përshëndesim protestën dinjitoze dhe frymëzuese të qytetarëve guximtarë të Vlorës, zëri i të cilëve u dëgjua në të katër anët e vendit, që pavarësisht bindjeve të tyre politike u ngritën në këmbë dhe ja bënë fora duke u përballur me sejmenët e Edi Ramës në Bashkinë e Vlorës që në vend të reagonte për mungesën e ujit të pijshëm organizonte mbrëmje gala për të vijuar talljen kriminale me qytetarët.”-tha Blushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT