FOTOLAJM/ Ish-deputetja Andia Ulliri shfaqet mes turmës poshtë zyrës së Ramës! Të rinjtë i thurin lavde Berishës! Mjekja Agolli: Zemra e qeverisë, e helmuar!

Partia Demokratike po zhvillon këtë mbrëmje “Foltoren” e radhës përpara godinës së kryeministrisë. Ashtu si në çdo tubim poshtë zyrës së Edi Ramës, Sali Berisha sapo mbërriti në bulevard, takoi deputetët demokratë dhe disa qytetarë.

Mes tyre është parë edhe ish-deputetja e PD, Andia Ulliri. Të pranishëm janë edhe aleatët opozitar të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi. Gjithashtu edhe ish-kandidati në zgjedhje, Grigels Muçollari.

Personat e parë që morën fjalën ishin të rinj, të cilët akuzonin Edi Ramën dhe i thurnin lavde Sali Berishës. Mjekja Ilirjana Agolli, mbajti gjithashtu një fjalë përshëndetëse ku tha se Sali Berisha i inspiron të gjithë.

Mjekja ngriti edhe disa shqetësime ku tha se mirëqenia e shoqërisë preket nga korrupsioni që ka helmuar zemrën e qeverisjes dhe se sistemi shëndetësor është lënë pas dore, i brishtë, ku preken jetët e njerëzve çdo ditë.

FOTOLAJM/ Ish-deputetja Andia Ulliri shfaqet mes turmës poshtë

Andia Ulliri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
FOTOLAJM/ Ish-deputetja Andia Ulliri shfaqet mes turmës poshtë

Mjekja Ilirjana Agolli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT