“Krushqit nuk erdhën fare!” Balla ironizon pjesëmarrjen e ulët në “Foltoren” e Berishës: Vetëm hyzmeqarët ishin

Sot Partia Demokratike organizoi “Foltoren” para kryeministrisë, ashtu si edhe është bërë “traditë” të hënave, prej disa javësh tashmë.
Por, ka edhe një tjetër “traditë”, është postimi ironizues i Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili pas protestave të Berishës poston foto për të treguar pjesëmarrjen e ulët.
Të njejtën gjë ka bërë edhe sot, ku krahas fotos në të cilën duket qartazi pjesmarrja e ulët, me ironi ka shkruar: “Sot krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin. Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot (vendosur një “emoji” bufi, shën. i redeksisë) e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparence”.