VIDEO/ Mungesa e ujit në Vlorë, qytetarët mbushin ujë në det

Prej katër ditësh, qyteti i Vlorës përballet me një ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Mijëra familje janë pa ujë dhe situata ka detyruar banorët të përdorin metoda të improvizuara për të siguruar ujin e nevojshëm.

Që në orët e para të mëngjesit, disa qytetarë janë parë duke mbushur bidona direkt nga deti, ndërsa të tjerë përdorin burimet e qytetit me mjete primitive.

Ujësjellësi i Vlorës ka tentuar të riparojë defektin gjatë tre ditëve të fundit, por presioni i lartë i linjës shkakton përsëri çarje të pjesëve të salduara, duke pamundësuar rikthimin e furnizimit normal. Edhe tentativat e fundit gjatë mbrëmjes së kaluar kanë dështuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT