Çudia/ Qeveria e deklaron situatën nën kontroll, por kërkon 2 muaj shtetrrethim

Me urgjencë për shkak se gjendja jashtëzakonshme e vendosur një muaj më parë nga Parlamenti skadon brenda dy ditësh, qeveria depozitoi propozimin e dytë për shtyrjen e saj. Kësaj herë kërkohet që izolimi apo vendosja e masave kufizuese të lirive ndaj shqiptarëve që garantohen edhe sipas konventave ndërkombëtare, të jetë dy muaj, deri më 23 qershor.

Pa iu tharë boja e urdhrit të kryeparlamentarit Ruçi për shqyrtim, komisioni parlamentar i Ligjeve e miratoi menjëherë brenda 21 prillit, që përkon po me ditën kur qeveria e ka depozituar aktin në Parlament. Tashmë të enjten zgjatja e me dy muaj në gjendjes së jashtëzakonshme, e “kamufluar” me gjendjen e fatkeqësisë natyrore, do të votohet në seancën e së enjtes, që ndërmerren për parandalimin e

Propozimi i qeverisë ka nxitur reagimin e juristëve dhe të opozitës, të cilët janë shprehur se kjo nismë është antikushtetuese, e pabazuar. Neni 174 i Kushtetutës në fakt parashikon që zgjatje të jetë 1 muaj dhe jo dy muaj. “Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.  Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit”, thuhet në këtë dispozitë kushtetuese. Pra i takon Parlamentit ta vlerësojë një gjë të tillë, nëse duhet rishohë afatin 60 ditor.

Vetë qeveria e pranon në relacionin e paraqitur se një farë mënyrë e ka tejkaluar propozimin, pasi afati 60 ditor jepet nga Kuvendi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 173 të Kushtetutës.

Çudia e këtij propozim është se edhe pse kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria në relacionin e saj, e cilëson situatën nën kontroll të pandemisë së koronavirusit.

Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rregullat lidhur me distancimin fizik si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Sipas argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e qeverisë në mbledhjen e Komisionit, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të jetë në funksion të monitorimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë ndaj efekteve që do të shoqërojnë masat e reja lehtësuese të aplikuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve për dy javët në vazhdim.

Lexo të plotë relacionin- kliko Relacioni i qeverise gjendja e fatkeqesise

“Në rast se këto masa do të shkaktojnë shtim të përhapjes së infeksionit në popullatë, qeveria do të detyrohet të shtrëngojë përsëri masat e marra gjatë ditëve në vijim. Duke qenë se situata është alarmante në të gjithë botën, shtyrja e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një domosdoshmëri, në mënyrë që kjo  situatë e vështirë pandemie të kalojë me sa më pak të prekur”, thuhet në relacion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT