Deklaratat e kryeministrit, Ngjela plas “bombën”: Rama është i frikësuar nga SPAK

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama nga konferenca e fundvitit me gazetarët. Ngjela tha se Rama do ta ketë shumë të vështirë ndryshimet e ligjeve.
Avokati ka deklaruar se kontrollet për barazitë në tendera, e kanë tashmë në dorë ndërkombëtarët.
“Është trembur sepse korrupsioni në Shqipëri nuk e kontroll më. E kontrollojnë ndërkombëtarët. Por nuk e ka aq të lehtë për të ndryshuar ligjet. Pabarazi në tendera është analizë dhe hetim që bëhet Shqipërisë për të hyrë në BE. Pse Rama e ka në dorë?”, tha ai.
Po ashtu Ngjela ka deklaruar se nisur nga hetimet për tenderat, Rama është i trembur nga SPAK.
“Pabarazia në tendera është korrupsion i pastër sepse tenderin e drejton qeveria dhe ia jep kompanive të veta. Ajo është abuzim i hapur. Kjo tregon që Rama është i trembur. Mund të kenë ardhur analiza hetimore nga organet e mëdha të perëndimit. Ka shumë arsye pse Shqipëria kontrollohet se nuk mund të hysh në BE me korrupsion”, tha Ngjela në Report Tv.