Meta i zgjedh fjalët me kujdes pasi pyetet për Ramën dhe tenderin

Gjatë fjalës së tij, teksa dekretoi ndryshimet e kërkuara nga Rama në Kodin Penal, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet rreth denoncimit të tenderit të MSH.

Dokumentacioni i publikuar në media provon se qeveria ka blere teste e maska me çmim shumë herë më të lartë se tregu.

“Mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apeloj për të rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta.

“Çfarë note i vendos Edi Ramës?”- u pyet ai gjithashtu.

Edhe këtu Presidenti u tregua i matur.

“Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve”, replikoi ai.

Stina e re e dashurisë mes Ramës e Metës, jo e papritur për ata që kanë kujtesë politike, ka nisur (për publikun) disa ditë më parë kur kreu i ministrave vlerësoi lart rolin e kreut të shtetit dhe tha se ai tani është bërë njësh me popullin dhe meritonte respektin e këtij të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT