Jep dorëheqjen në situatën e Covid drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil

Krislen Keri ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Burimet bëjnë me dije se ky vendim ka të bëjë me situatën e krijuar nga COVID-19, edhe pse pa dhënë shumë detaje mbi motivacionet konkrete.
Ndërkohë, referuar po të njëjtave burime mësohet se në vendin e tij është emëruar Edlira Liçi.
Liçi më herët ka qenë specialiste në sektorin e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Në fakt, kërkesa për largimin e Kerit është vendosur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti prej 30 faqesh, ku janë publikuar shkeljet e rënda të kryera nga Autoriteti i Aviacionit Civil, përgjatë periudhës 1 janar 2018 deri në 31 gusht 2019.
Sipas raportit të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë plot 39 shkelje të rënda dhe me pasoja në buxhetin e shtetit për shkak të keqadministrimit të këtij subjekti shtetëror.