Humb jetën një shqiptare në Itali nga koronavirusi

Një shtetase shqiptare ka vdekur nga koronavirusi në spitalin e Termolit, ku ishte rezidente.

Shqiptarja, 70 vjeç, u shtrua fillimisht në spitalin e Peskarës, për t’u transferuar më pas në urgjencën e Termolit, ku mjekët nuk arritën ta shpëtonin, ndërkohë që nëntë pacientë të tjerë të zonës janë shëruar plotësisht nga sëmundja.

Ajo e ka çuar në 19 numrin e vdekjeve nga koronavirus në rajonin e Molisses, që nga nisja e emergjencës, ndonëse numri i infektimeve po shkon duke u ulur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT