Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon dy KONTRATAT sekrete të Qeverisë për LOBIM: Paratë qeveria i përdori nga Fondi i Kontigjencës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar dy kontrata sekrete të lidhura nga Qeveria Shqiptare në muajt e parë të vitit 2018.
Sipas kontratave sekrete të zbuluar nga auditimi i KLSH, Qeveria ka bërë marrëveshje me dy kompani të huaja për të lobuar jashtë vendit për llogari të saj, për këshillim dhe promovim. Të dy kontratat së bashku e kalojnë totalin e 1 milionë eurove apo mbi 1 miliardë lekë.
Kështu, në kontratën e parë të firmosur më datë 23 shkurt 2018 me vendim numër 115, Ministrisë së Jashtme i janë vënë në dispozicion 720 mijë euro për të lidhur kontratë me kompaninë amerikane “APCO Worldwide”, me qendër në Uashington dhe me themeluese Margery Kraus.
Marrëveshja me kompaninë e mësipërme, ka në qendër të saj këshillimin dhe promovimin.
Ndërkohë, tre muaj më pas Qeveria Shqiptare ka nxjerr një tjetër vendim sekret për lidhjen e një kontrate lobimi me një tjetër kompani, këtë herë me objekt të sa “Luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit në gjurmët e parasë.” 375,013 euo i janë dhënë Ministrisë së Finanacave për lidhjen e kësaj kontrate lobimi me kompaninë Britanike “Ernst & Young”, me qendër në Londër dhe me drejtues Carmine Di Sibio.
Në raportin e tij Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se këto para, të përdorura për lobim nga qeveria shqiptare, janë marrë nga Fondi i Kontigjencës.
