Ndotësi i Gjanicës mbahet i fshehtë, prefekti i Fierit: Kemi inspektuar dy firma naftënxjerrëse

Ndotja e lumit Gjanica mbetet ende pa autorë.  Prefekti i Fierit i ka rikthyer dyshimet tek kompanitë naftënxjerresë që veprojnë në zonë. Deklarimeve të ISHP se firmat e naftës janë mbyllur, ai iu përgjigj se ndotjen mund ta shkaktojë edhe vetëm një punëtor.

Ndotësit e lumit Gjanica në Fier mbeten ende të paidentifikuar dhe pa ndëshkuar.

Prefekti i Fierit, Baki Bala, duke iu përgjigjur  Ora News tha se janë inspektuar dy subjekte naftënxjerresë, por ende nuk është arritur në një përfundim.

 Kjo ka ndodhur dy ditë më parë dhe në këtë situatë unë kam pasur një aktivitet të shtuar edhe me Inspektoriatin e Mjedisit, i cili ka inspektuar dy nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës. Ky është një proces i vështirë, nuk mund të arrish në konkluzionin që është këtu. Por është fakt që kemi pasur këtë lloj fenomeni dhe është duke u punuar për ta menaxhuar.

Të mërkurën, ISHP Fier  tha se pas verifikimeve kishte dyshime se mbetjet në Gjanicë mund të jenë hedhur nga ndonjë prej 5 fasonerive që veprojnë në zonë, të gjitha pikat e hidrokarbureve në zonë janë të pezulluara.

Ndryshe mendon Prefekti Bala.  Sipas tij mjafton që në kompanitë hidrokarbure të punojë një person, për të bërë të mundur ndotjen.

Pavarësisht kush është aktiviteti i plotë në fushën e naftënxjerrjes ky është një lloj fenomeni që mund të bëhet dhe me pak njerëz, edhe me një individ.

Ndërkohë banorët e zonave përgjatë Gjanicës në vazhdimësi kanë fajësuar kompanitë naftënxjerrësë si shkaktuarë të ndotjes së ujërave dhe tokës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT