Shkoi në spital për probleme me zemrën por doli me koronavirus, gruaja izolon stafin mjekësor në Elbasan

ISHP konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.

Pas komplikacioneve më shëndetin, gruaja 60-vjeçare është dërguar me urgjencë dje në Tiranë, kurse burri është i karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë sipas abcnews.al, gruaja në fjalë ka qenë parë në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit duke u ankuar se kishte probleme me zemrën.

Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.

Fill pas konstatimit të saj me koronavirus, mjejkët dhe infemierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi.

Për fat të mirë, testet e stafit mjekësor kanë dalë negativ, megjithatë ata mbetën të karantinuar në pritje të testit të dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT