Spahiu: Uroj të gjithë demokratët kudo që janë për “Pranverën Rama-Meta”, e meritonit tradhëtinë. Paska Zot!

Situata nga Covid-19 në vend duket se ka zbutur dhe tonet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama.
Të dy lideret politik kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe pozitive për njëri-tjetërin në daljet televizive.
Vetë kryeministri do të shprehej dy ditë më parë se “Presidenti ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku e është për t’u lavdëruar”.
Ndërsa Meta tha se qeveria ka përpara vendimarrje të vështira, ndaj duhej mbështetur.
Po ashtu kreu i shtetit u ndakortësua me qeverinë Rama për ndryshimet në Kodin Penal.
Por sipas Kreshnik Spahiut kjo “pranverë Rama-Meta”, është një tradhëti e qartë ndaj demokratëve.
Me tone ironie Spahiu shkruan se “Paska Zot” dhe se demokratët e meritonin.
“Uroj të gjithë demokratët kudo që janë për “Pranverën Rama-Meta”. E meritonit tradhëtinë. Paska Zot…”